Zyrtare: Gjilani transferon Arbër Çyrbjan nga Teuta

Klubi i futbollit Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin Arbër Çyrbja.

Së fundi futbollisti i krahut ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit.

Me Teutën ka luajtur në Superligën e Shqipërisë. Shijakasi 26-vjeçar është formuar si lojtar te Teuta, ndërsa ka luajtur edhe te Erzeni, Elbasani dhe Kukësi.

Lojtari i ri i Gjilanit ishte grumbulluar me U-18 dhe U-21 të Shqipërisë. Çyrbja ka firmosur për një vit me gjilanasit.

Gjilani ka angazhuar disa lojtarë në këtë afat kalimtar dhe ka pretendime për trofe në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Sport Club “Gjilani” me anë të kësaj komunikate, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Arbër Çyrbja.

Futbollisti i krahut, Arbër Çyrbja, në skuadrën e Gjilanit, vie nga ekipi durrsak i Teutës, ku u impenjua edicionin e fundit garues në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Për 26 vjeçarin e lindur në Shijak, KF Teuta, ishte skuadra e parë ku ai nisi karrierën e tijë profesionale, ku në vitin 2012 i ju bashkua ekipit të parë të Teutës nga kategoritë e reja të kësaj skuadre.

SC Gjilani do të jetë skuadra e parë e
Arbër Çyrbës jashtë Shqipërisë, pasiqë sulmuesi këmbëshpejt përveç skuadrës së Teutës, ai, gjithashtu kishte luajtur për skuadrat e Erzenit, Elbasanit dhe tek verilindorët e Kukësit.

Çyrbja, përveç skuadrave nga Shqipëria, ai, gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e moshave, ku ishte grumbulluar me grupmoshat U-18 dhe U-21 të Shqipërisë.

Arbër Çyrbja ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën e Gjilanit, ku do ta mbajë atë si pjesë e kuq e bardhëve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll.

Shpërndaje

Comments are closed.