Zvicër, mbahet sesioni informues për klimën e investimeve në Kosovë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, në Bern të Zvicrës organizuan sesionin informues “Klima e investimeve në Kosovë”.

Sipas MTI-së, në këtë sesion informues, u njoftuan bizneset pjesëmarrëse të diasporës shqiptare në Zvicër rreth shërbimeve të KIESA-s dhe informatave statistikore të shkëmbimit tregtar dhe investimeve Kosovë – Zvicër.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*