“Zgjatimi në fundkalin e Skënderbeut” të Edi Rames, dhe “Bytha” e Milaim Zekës.

Shkruan : Edlira Qefalija Zeka

Fjalimi i sotshëm i Edi Ramës në Parlamentin e Shqipërisë, mund të quhet pa asnjë dilemë leksion për të gjithë ata që tentojnë të bëjnë politikë nëpër shqiptarë. Qëllimisht po them tentojnë, sepse larg jemi nga të bërit realisht politikë.

Jemi mësuar gjithmonë të trokasim në dyert e të huajve për të zgjidhur hallet e shtëpisë tonë. Pse? Sepse vuajmë rrënjësisht në nivel qelizor, nga kompleksi i inferioritetit ndaj edhe katundarit më të pagdhendur që na vjen nga matanë kufirit. Dhe gjithcka që na serviret si “zgjidhje” nga të huajt, për ne patjetërsueshmërisht do të jetë Molla e artë që do na sjellë lumturinë.

Jemi mësuar që tonin ta shtyjmë e ta pështyjmë sa të mundemi, pa ia njohur asnjë lloj vlere, por vetëm duke ia numëruar gabimet, me apo pa dashje, sepse kështu rritemi vetë brenda vetes, duke harruar qëllimisht udhën që i është dashur tjetrit të përshkojë për të arritur aty ku është.

Jemi mësuar që të krijojmë probleme edhe aty ku nuk ekzistojnë. Pse? Sepse gjenetikisht jemi mësuar të shohim vetëm gabimin dhe jo zgjidhjen.

Pikërisht për një problem të tillë foli edhe Kryeministri Rama sot në fjalimin e tij para Parlamentit. “Njerëz që nuk mund të maten as me zgjatimin e fundkalit të Skënderbeut” ishin fjalët e përdorura prej tij për ata që “tentojnë t’i bëjnë karshillëk historisë tonë” duke iu qasur në mënyrën e tij të kahershme debateve më të fundit në lidhje me Skënderbeun.

Fjalë të mëdha sigurisht, që na ngrohin zemrën të gjithëve, por që në fjalorin e gjuhës shqipe përkthehen tepër rëndë, edhe pse nuk pashë asnjë reagim në parlamentin e Shqipërisë mbi këtë çështje.

Lexoni po ashtu:  Serbia e ka afatin për anëtarësim në BE, i kërkohet "normalizim përfundimtar" me Kosovën

A ka more një manual ku tregohet se cilat fjalë lejohen të përdoren e cilat jo si në Kuvend të Kosovës edhe në Parlament të Shqipërisë?

Duke u kthyer në Kuvendin e Kosovës Zeka thotë “Në qoftë se unë i kam kthy kryt nga Beogradi, ju e keni kthy Bythën nga Beogradi”. Mjaftoi vetëm kaq sa për me u kall krejt, me parlement e me opozitë. A bëri mirë Zeka? S’di ta them përsonalisht sepse do quhej konflikt interesi. Por ama di të them se të gjithë ata që tallen haptas, që tentojnë ti bëjnë karshillik historisë së Kosovës, ti bëjnë karshillik të vrarëve dhe të zhdukurve, për të cilët ishte duke folur Zeka në ato momente, duke patur para syve trupin e pagjetur të nënës Hajri, e shumë të tjerëve si ajo, le ta presin pra edhe një Bythë në fjalor, pasi që vetë e kanë sjellë situatën në këtë pikë me kulaçin e gatum prej duarve të tyrë të paafta dhe keqa dashëse prej pas luftës e deri sot. Pse e them këtë? Sepse gjithmonë e kanë pa veç bythën e vet se si e se ku kanë me e rehatu në ndonjë karrige, e aspak nuk kanë menduar për popullin, apo për Kosovën, duke e harruar shume shpejt gjithë atë kalvar të gjatë nëpër të cilin kaluan jo më larg se 18 vite më parë.

Politika dhe kuvendi nuk maten as me patriotizëm fals, as me forcë, si do kërcënime që janë lëshuar pa fre prej dje e gjithmonë. Tentoi edhe Sami Kurteshi me i tregu Zekës që “Ka me e nal” e qysh le të tregon ai vetë mbasi që po mundet. Po tentojnë edhe do tipa e tipesha nëpër portale me na intimidu, kërcënu e me na e “drejtu” udhën e padrejtë në të cilën “paska ra” Zeka. Por veç di te them, dhe le të ma hedhin poshtë të gjithë ata që e njohin Zekën prej femijë e sot: Ore shokë të dashur, Zekën as e ka intimidu, frikësu e aq ma pak me ka mundur ta ndalë Serbia me gjithë fuqinë në kulmin e vet. Veç mendojeni tani se sa të vegjël jeni ju.

Lexoni po ashtu:  Pas debaklit në zgjedhje, partia franceze detyrohet t’i shesë zyrat qendrore në Paris

Ju veç vazhdoni me tallje e pështjellime, dhe, por mos u habisni kur të prisni të tilla përgjigje, për të cilat tashmë keni qenë të vetëdijshëm që keni me i marrë prej Zekës që flet në emër të atyre që e votuan dhe të cilëve iu ka plas fitili moti me talljet, karshilliqet dhe me rrugaçërinë tuaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn