Zëvendësministri Makolli vizitoi Shtëpinë e Pleqve me rastin e festës së Bajramit të Madh

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, me rastin e festës së Bajramit të Madh vizitoi Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendësministri Makolli, tha se t’i respektosh dhe t’i ndihmosh njerëzit e “moshës së tretë”, është e barasvlershme me respektimin dhe nderimin e Perëndisë. “Që nesër dikush të përkujdeset për neve, duhet ne sot të përkujdesemi për këta banues të kësaj shtëpie. Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo të gjithë e përjetojnë moshën e tretë”, tha ai. Makolli shtoi se edhe pse ky institucion ndihmohet dhe është nën menaxhimin e MPMS-së dhe ka linjën buxhetore, përsëri ka nevojë të ndihmohet, “prandaj përkujdesja për këtë kategori është edhe respekt për Zotin”.

Në Shtëpinë e Pleqve, së bashku me zëvendësministrin Makolli, sot ishin edhe përfaqësues të kompanisë IPKO, të cilët me rastin e festës sollën ëmbëlsira për rezidentët dhe shfaqën një program modest me këngë qytetare, përgatitur nga bendi i kompanisë.

Në emër të kompanisë IPKO, Bardha Dida Rugova, tha se në këtë ditë kemi dashur që t’u gjendemi pranë rezidentëve të këtij institucioni dhe se gjeneratat e reja përveç mirënjohjes për të moshuarit e kanë obligim t’i nderojnë dhe kujdesen për ta. Znj, Rugova premtoi se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.