Zemaj: Numrat janë alarmant, ta ndryshojmë sjelljen

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, nga Gjilani ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-covid.

“Numrat janë alarmant, për ta ndryshuar gjendjen duhet ta ndryshojmë sjelljen dhe dinamikën e jetës. Po bëjmë gjithcka që është e mundur që t’i bëjë ballë këtij virusi edhe me ngritjen e kapaciteteve. Për këtë arsye jemi në spitalin rajonal, pavarësisht vizitave që bëjmë në kohë të tjera dhe të shohim profesionistët me cka po përballe”, ka thënë ai.

Shpërndaje