Zeka: Zhbllokimi i institucioneve vetëm në dorën e Pacollit

Deputeti nga Nisma, Milaim Zeka, i bën thirrje Pacollit që ta votojë kryesinë e Parlamentit, duke i thënë se ai me partnerët e tij nuk ka asnjë marrëveshje që ta bllokojë Kosovën, shkruan Parrotlla.net.

Ju kam drejtu para disa diteve, shume njerezisht, Kadri Veselit, per mu terheqe nga posti i kryetarit te Parlamentit. Tash po te drejtohem Ty, Behgjet Pacolli, duke ta njohur kulturen familjare dhe politike: Thirre aresyen ne ndergjegjen Tende, edhe votoje kryesine e Parlamentit, qe Kosova te ece perpara. Votoje, sepse aty i ke pakete te gjithe: edhe te koalicionit LAA, edhe te VV. Pastaj per Qeverine beje si te duash.

Po ta them kete Behgjet Pacolli, sepse ti me partneret e tu, nuk ke asnje marreveshje per me blloku Kosoven. Po ta them kete, sepse, nese diçka varet nga vota ime, dhe ti do ma kerkoja, une do ta garantoja ate vote publikisht.

Ja te flasim ne menyre hipotetike: Qeveria Haradinaj do te deshtoje. Ju do te krijonit nje qeveri teknike, ku vota ime do te vendoste. Une do te kisha mbeshtetur.

Ta mbarojme nje çeshtje teknike, ne menyre qe te ecim perpara. Mendo tek Kosova, pastaj tek vetja, e ne fund tek LAA. Kjo lutje shkon edhe per partneret e tu, sidomos Isa Mustafen. Mire ashte ai njeri, ne kete moshe pleqerie, me shku ne ate bote, me nje veper te mire!!!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Rrëfimi i nënës që pretendon se humbi foshnjën shkaku i barnave të gabuara