Zeka: Taksa e rrëzoi Haradinajn, reciprociteti mund ta rrëzojë Kurtin

Shkruan: Milaim Zeka

Taksa e rrezoi Haradinajn, reciprociteti mund ta rrezoje Kurtin.

A eshte liria dhe pavaresia e Kosoves fature e paguar vetem nga ne?! Jo!
A ka qene kurorizimi i lirise te Kosoves rezultat i NATO-s? Po!
Ku do te ishim ne sikur bota te mos kishte njerez te kalibrit te Toni Blerit, Madlein Ollbrajt, Bill Klinton, Zhak Shirak e te tjere?! Pergjigjen e dime qe te gjithe, perpos abuzueseve te lirise e profiterave te luftes.

Ardhja deri tek pavaresia e Kosoves ka qene me dilema te medha. Bashkesia nderkombetare ishte teper skeptike. Tani qe jemi aq te pavarur sa jemi, mesa duket duam ta shkaterrojme, pa i pyetur ata qe na ndertuan.

Kreret e PDK-se e vendosen taksen ndaj Serbise, dhe kur e ngjyrosen me ngjyrat e patriotizmit, ia lane ne derë kryeministrit Ramush Haradinaj, duke e ditur se ajo do ia hante koken kesaj qeverie. Pastaj permes takses u futen ne vallen e nderkombetareve per ta hequr nga pushteti Ramushin. Nuk lanë send pa fole kunder tij tek nderkombetaret, ndersa perpara opinionit vendas, vetem duke menduar tek mbeshteteja elektorale, e mbronin taksen. Kreret e PDK-se, perfshire ketu edhe Presidentin Thaçi, brenda ne takime me te huajt thoshin hiqeni taksen, e kur dilnin perpara gazetareve e thoshin: Jo me e heq!

E njejta gje po ndodhe edhe me reciprocitetin, qe eshte mase shume me ndershkuese ndaj Serbise se sa taksa. Opozita po mundohet ta nxise Kurtin per vendime qe do ta fusin ne nje kurth akoma me te rende se sa qeverine e kaluar. Kurti duhet t ‘ i degjoje partneret tane nderkombetar per çdo veprim dhe vendim. Nuk duhet te degjoje asnje llaf te opozites. Opozita duhet te luftoje per kthimin e 8000 hektareve nga Mali i Zi, pastaj flasim. Nese ShBA dhe BE e stopojne lobimin e eger te Serbise kunder njohjeve, per momentin eshte e mjaftueshme. Kemi nje milion probleme te brendeshme me te cilat duhet te merremi…te tjerat jane shminke.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.