Zeka: Shqiptarët armikun më të madh e kanë të vërtetën

Shkruan: Milaim Zeka

Shqiptaret armikun me te madh e kane te verteten.

Armiku yne shekullor, nuk eshte as Perandoria Osmane, as Serbia, por vetem e verteta. Ata kane qene pushtues, vrases fizik, shfaroses, e çka jo. Ama, ne shqiptaret, duke mos guxuar ta themi te verteten, ndoshta jemi nga popujt e rralle, duke mos perjashtuar edhe kurdet, qe historia na eshte perseritur, bash sikurse nje gol qe e shohim ne reprize.

Kurrë nuk e kemi thene te verteten as per kohen e Perandorise Osmane, as per Kongresin e Berlinit, as per Konferencen e Paqes ne Versaje, as per Shpalljen e Pamvaresise, as per Mbretin Zog e as per Luften e Dyte Boterore. Sot e kesaj dite nuk guxojme me fol per Traktatin e Titos me Turqine, ku vetem gjate viteteve te 50-ta u shperngulen gjysem milioni shqiptar drejt ketij vendi. Kurë s’kemi guxuar ta themi hapur se Serbia dhe Rusia kishin paguar mbi 300 hoxhallare me propagandu nder shqipetarë qe te shkonin per ne Turqi te deklaruar turq e jo shqiptar.
‘Atje ju pret xheneti i kesaje bote’, – u thoshin njerezeve te varfer e te pashkolluar, te cilet mendonin dhe besonin qe feja eshte mbi kombin.
Ata hoxhallar pernime te shkolluar e pernime shqiptar, te cilet guxonin t’a kundershtonin kete politike, perfundonin ne burgun e Golio Tokut, siç eshte rasti me Mulla Zeke Berdynën, e shume te tjere.
Shikoni sot keta qe propogandojne ISIS-sin, ose format per ta trajtuar femren me keq e me zi se sa nje kafshe ne ahur.

S’kemi guxuar me e thene te verteten as per ngjarjet e vitit 1981. As per vitin 1989. As per vitete 90-ta, as per UÇK-ne e luften e saj. Nuk po guxojme te flasim as keto dite per luften speciale qe po e ben Serbia ne Kosove me qellim qe te shkaktoje nje lufte qytetare ne Kosove nepermjet dosjeve te pergaditura ne Beograd e qe ne menyre mese normale jane dorezuar tek Prokuroria e Gjykates Speciale te Kosoves. E veglat serbe qe ala gjallnojne ne Kosove prej parauftes, disa ish prokurore dhe ish gjykates po e shpallin gjykaten te jashte ligjshme, dhe me qellim i shtyjne ish luftetaret drejt lajthitjeve ligjore. ‘Bane lluge se ashtu duhet’,- eshte parimi i tyre.

Manipulatorë te tille, te veshur me petkun e njejte si te ish hoxhollareve serborus, jane te gatshem te bejne kurban djemte me te mire te ketij vendi, sikurse Nasimin dhe Gucatin, vetem per ta pastruar zdralin e tyre serbofil. Keta tipa, gjoja pro UÇK-se e luftes, mendojne se lekura e tyre serbofile mund te nderrohet sikurse ajo e gjarperit. Keta zhapije e hardhuca te Drencunit, Vuçiqit e Daçiqit, me
pas mundesi edhe kufomat e te zhdukurve tane i hane, ama mjafton qe neper studio televizive te ngriten ne kembet e mbrama gjoja per ta mbrojtur shqiptarine. Pyetini keta njerez: Çka keni bere tere jeten tuaj per Serbine, e çka keni bere per Kosoven?! Ne mimiken e tyre e lexon se ata vetem kane bere argatin e Serbise, duke spiunuar, burgosur e vrare shqipetare. Hiç me te mire se kjo kategori nuk jane ahmakat shqipetar, te cilet mendojne qe mundesh me qene argat i kombit tend nese je budall, dhe bjen ne shtratin e argateve te Serbise.

Presidenti i Amerikes, Bill Clinton, kur ka pas ardhe ne Kosove, ne Kampin Amerikan Bonstill, na pati thene: “Ne e fituam luften, ju fitojeni paqen”! Historia 20 vjeçare ka deshmuar se shteti dhe paqja nuk fitohen me trushpelarë, me bandita e krimine e sidomos jo me njerez qe kane mentalitet te para pushtimit turk. Paqja nuk fitohet me politikan te fiseve, krahinave e fshatrave, te cilet shtetin e Kosoves e shohin si prone private, i cili vlen vetem per te mbushur xhepat e tyre. Shteti nuk behet duke u shpallur lufte atyre vendeve perendimore qe te kane çliruar, atyre qe ta kane sjelle lirine, atyre qe ta kane ruajtur egzistencen biologjike. Shteti nuk behet neper bodrume e kafiqa, duke bere plane qysh me vjedhe tendera, e qysh me thure skema se kujt po ia fusim sonte, e kujt neser. Drejtesine e kane pushtuar, ndersa arsimin, shendetesine dhe ekonomine i kane shkaterruar. E kane sjellë popullin ne ate deregje qe ma shume me i besu Burdushit, ose falltoreve te lagjeve, se sa nje politikani, ose nje intelektuali.
Ky eshte mjerimi i paqes te pafituar prej 20 viteve tashme. Ky eshte çmimi qe po e paguajme prej 20 viteve, ku politikanet e kane gllabruar kete vend, kurse Serbia na percakton kush eshte patriot e kush tradhetar.
Ky eshte realiteti yne i hidhur, ku Serbia na qet nje bujashke ne rruge, ne menyre qe te mos merremi me lisin e madh qe po rrezohet mbi ne!!!

Kjo eshte nje pjese e te vertetes, por qe ne nuk e themi. Por, edhe nese e themi, pak i besojne te verteses qe bertet. Qe 120 vjet, 80 perqind e shqiptareve i kane besuar te “vertetes” serbe. A ndjeve çka po thone ata ne Beograd?! A lexove çka kishin shkru? A e degjove Drencunin qysh e kish dekoru ai prokurori amerikan?! A e pat more qysh e kishin prite Grenellin me muzike?! E qysh me prite, me ndonje stupc kerri a?!

E kush i thote keto?! Politikane e portale te stermbushura me gazetar te nivelit te mediave sociale, ku me shume perben lajm nje cullakhane se sa fati i vendit ku gjallnojne. Te mjeret ne!!!/parrotlla.net/

Shpërndaje

Comments are closed.