Zeka për zgjedhjet e tetorit: Shans historik për ta hedhur në muzeun e së keqes këtë klasë politike

Pas rastit të fundit në komunën e Prizrenit, në fshatin Dobrushtë ku një person ka informuar se gjedhet e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, njëra prej tyre ka ngordhur dhe tjerat janë sëmurë, është dyshuar se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit.

E kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, ka reaguar përmes një postimi në facebook, duke e dënuar këtë gjendje.

Revoltën e tij e shpreh duke thënë: “Edhe lumenjtë na i kanë helmu”, ka shkruar ai. Në fund përmes disa pyetjeve retorike ka promovuar edhe partinë e tij të re, për ta realizuar thirrjen për një vend më të pastër, me spitale, çerdhe, shkolla kualitative etj.

Dhe motoja e tij për partinë ishte kjo: Partia Euroatlantike e Kosovës është e vetmja që mundet, din dhe guxon të bëjë ndryshime, ka theksuar Zeka në postimin e tij, transmeton PaRrotlla.net.

Ky është postimi i tij i plotë:

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*