Zeka për gjendjen e shkaktuar nga koronavirusi: Fajin e ka politika dhe drejtësia

Shkruan: Milaim Zeka

Politika, drejtesia dhe shendetesia

Tani me dihet qe gjashte pacient kane vdekur ne te njejten kohe. Pa asnje dyshim qe faktori njeri eshte shkaktar. A do shkoje dikush ne pergjegjesi eshte pikepyetje e madhe. Raste te tilla te vdekjeve te dyshimta neper spitalet tona kemi qe 20 vite. Pacienti kosovar nuk ka kartele personale. Ne shumicen e rasteve diagnoza percaktohet ne baze te rrefimit te te semurit. Mjeket dhe personeli shendetesor ne biseda private thone se neper spitalet tona “ mundemi mi ndihmu per me vdeke dikush, po jo me shpetu”!

Krejte personeli shendetesor qe 20 vite kane bere greva e protesta vetem per rritje pagash! Per kushte te punes – kurr! Pune e madhe pse ne spitale nuk ka higjene, barna, pej per operacione, laborator, teknike per diagnoze te sakte, etj. Kjo nuk ka rendesi, vetem paret.

Po fajin kryesor per kete e ka politika dhe drejtesia. Politika qe vendos lloje-lloje drejtoresh e menaxher te pa zot, kurse drejtesa qe denon nje njeri pse vjedhe dy metra dru, ndersa mjeku qe e mbyte pacientin, pune e madhe…!!!

Shpërndaje

Comments are closed.