Zeka: Kush shitet patriot, le të shkojë në veri me traktor – le t’i rrëzojë shtëpitë që po i ndërton Serbia

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë.

Zeka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se çfarëdo marrëveshje që vjen nga Amerika, ai do ta nënshkruante.
Zeka thotë se kush është patriot e trim sot, “shkon në veri me traktor i rrëzon shtëpitë ku po kolonizon Serbia”.

“Kush është patriot niset me traktor e del i rrëzon shtëpitë në veri atje ku po kolonizon Serbia. Sot me ma qitë Amerika çfarëdo marrëveshje, e nënshkruaj mbarë e mbrapshtë”, ka thënë ai.

Shpërndaje

Comments are closed.