Zeka kritikon ashpër sistemin e drejtësisë për arrestimin e Dardan Molliqajt: A keni ju familje e fëmijë

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka sot gjatë seancës të Kuvendit ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke specifikuar rastin e arrestimit të deputetit të PSD’së, Dardan Molliqaj.

Zeka ka kërkuar nga kryetari i parlamentit Kadri Veseli që t’i dërgojë një letër kryeprokurorit të shtetit për ta njoftuar kryesinë e kuvendit dhe kryetarin Veseli që pa paralajmërim të mos e kapin asnjë deputet.

“A e din prokurorët çka është deputeti a kanë familje a kanë fëmijë, apo veç ju teket se dikush ju jep urdhër politik, shko gjuju filanit edhe ju gjuhen. Ishalla nuk të kan ndalë me folë Dardan”, tha Zeka në Kuvend.

“Nuk munden organet e shtrembësisë me prek asnjë deputet pa paralajmërim paraprak. Kadri Veseli duhet m’i shkru letër kryeprokurorit të shtetit, që ta paralajmërojnë kryesinë e Kuvendit para se ta t’i prekin deputetët”, tha ai.

Dardan Molliqaj është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës. E probleme të ngjashme ka pasur edhe deputeti Zeka, në të kaluarën./Parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*