Zeka komenton tri shtatoret më të përfolura në Kosovë: Sinonim i një shteti çoroditës

Shkruan: Milaim Zeka

Tri figura historike – sinonim i nje shteti çorodites

Se ne Kosove çdo gje eshte kthyer ne hajni dhe biznes, nuk ka nevoje per me u lodhe e me ilustru me 1 milion shembuj. Miliona euro per filtera te tymit neper termocentrale e fabrika, po te pavendosur ndonjehere. Njesoje me lumenje, pyje, fabrika te ujit, privatizim, po çka jo?!!!

Erdhi shtatoreja e pare e Bill Clintonit, turpi i Zotit per ata qe e porositen, dhe per ate qe e shemtoi kete figure historike, duke te bere qe ta ktheshe koken krejte ne anen tjeter, qe te mos shohin syte nje shemti te gdhendur nga dikush i pagdhendur ne koke.

Tani erdhi edhe figura e dy heronjeve kombetar: Skenderbeut dhe Adem Jasharit. Mbetem pa fjale. S’na mbetete tjeter perpos te shkulim floket, dhe te mendojme qe keto tri skulpetura perbejne nje sinonim te nje shteti te çoroditur, qe eshte drejtuar nga njereze analfabet, qe nuk marrin vesh as nga lakerat e kastravecat turshi, e lere me nga nje skulpture e cila trishton çdo njeri normal…!!!/parrotlla.net/

Shpërndaje