Zeka ka një pyetje për kryetarin e Prishtinës

Milaim Zeka, së fundmi ka reaguar për disa parregullsi që po bëhen në kuadër të parkingjeve, të cilat sipas Zekës, po menaxhohen nga njerëz që po i pesëfishojnë çmimet.

Tutje, ai ka shtuar se, këtë lajm e ka marrë nga medie të Kosovë, duke i sugjeruar Shpend Ahmetit për t’i vizituar këto parkingje dhe për t’iu siguruar arka fiskale. Në këtë mënyrë, do të rregullohej çdo hyrje-dalje e veturave në parking.

Ideja e Zekës është mjaft e favorshme për çdo pjesëmarrës komunikacioni në Prishtinë, sepse sipas këtij sistemi të keq, po vidhen miliona nga menaxhimi i dobët i parkingjeve.

Krejt në fund, Zeka shpalos një dilemë për kryetarin e Prishtinës, duke hamendësuar për konkurim të mëtejshëm si kryetar komune.

”Zot, bane llug”, është lutja që Zeka thotë se Shpendi mund të jetë duke e bërë për situatën në vend.

Me këtë supozim përfundon reagimi i sotëm i Zekës./parrotlla.net/

Ky është postimi i plotë:⊄

Nje pyetje per kryetarin e Prishtines

I nderuari kryetar

Dje u raportu neper shume media se mafioz e matrapaz te parkingeve po i detyrojne qytetaret e tu te paguajne deri 5 euro per nje ore parking. O Shpend, une e kuptoje qe ketu qeveria e Kosoves edhe motelet e lezetit i lejon me fitu miliona pa pagu kokrren e tatimit, po nuk po te kuptoje Ty bre Shpend qysh nuk shkon deri te ai parking, edhe te parkinget tjera, edhe me i pyet se a kane arka fiskale dhe a paguajne tatim. A e din ti more Shpend kryetari se milionat i vidhen Prishtines permes kesaj pune, po me duket nuk e ke ndermen me konkuru ma, edhe thu: -Zot bane lluge!

 

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*