Zeka: Albin Kurti kopje e Hashim Thaçit, por me një ndryshim

Shkrimi i plotë i Zekës:

Albin Kurti kopje e Hashim Thaçit, por me nje ndryshim?!

Krejt po e imiton Hashimin. Po blun butë, nuk po shan si dikur, nuk po merret me te tjeret, dozen e rrenes ne fushate e ka rrit 100 perqind.
Po flet qe nana dhe baba kane me marre 1 vit pushim me pagese, me rastin e lindjes te femiut. Nese lind djale, mbase i paguan edhe shpenzimet per syneti.

Institucioneve te shtetit po ju meshon ne koke. Ju ka shpall lufte prej Gjykates Kushtetuese, Gjykates Supreme, KQZ-se, e deri tek portiri i thjeshte. Po flet per revolucion.

Te kaluaren e ka fshi ne teresi. Per te ardhmen nuk po don me fole. Nuk e permend fare dialogun dhe Gjykaten Speciale. Per hater te disa burokrateve te Brukselit, as kryeministri ne ardhje, as presidentja ne levizje drejt atij posti, nuk shkuan ne ceremoninë e inagurimit te ambasadave Kosove-Izrael. Per administraten e Bidenit nuk po flet fare, duke e ditur, madje duke qene i bindur se gjate qeverisjes se tij e kishte mbi shpine Trampin e Grenellin. Ama nese zgjidhet kryeminister do ta kete Bidenin, Merkelin dhe presidentit francez, Makron.

Ishalla del e kunderta, por kendej jemi, e prape flasim.

Ministri i brendshem ne Itali, Mateo Salvini, neofashist po ashtu, I ka fitu zgjedhjet tu I vizitu kampet e refugjateve dhe duke fajësu keta te fundit per gjithe problemet ne Itali. Refugjatet e kanë gjujt me gur Salvinin, nderkohe qe ky mbrohej nga policia italiane. Salvini thojke: shkoj kur du dhe ku du. Italia ime eshte kjo, e shteti im.

Njesoj si kampet e refugjateve ne Itali, ne Kosove po perdoret Drenica ne bashkepunim me argatet e zellshem
brenda saj, dhe me autoresine e panevojshme te PDK-se!

Albini fare nuk po flet per “zgjidhjen inovative” ndermjet Kosoves dhe Serbise, term qe doli nga takimi i fundit mes presidentit francez dhe atij serb, Makron – Vuçiq.

Nje zgjidhje inovative do te ishte çarmatosja e Forcave te Armatosura te Kosoves. Per kete ka patur nje bisede edhe mes Kancelares Merkel dhe Presidentit Makron, ku te dy palet jane pajtuar me kete ide, aspak inovative per Kosoven, madje e frikshme per te ardhmen.

Kete propozim do ta kete ne tavoline kryeministri i ardhshem i Kosoves. Nderkohe qe mbetet per tu pare edhe reagimi amerikan, duke qene se kane qene pikerisht ata qe kane hedhur me shume pare e ekspertiza tek Forcat e Armatosura te Kosoves. Sigurisht qe duhet me pas parasysh edhe ate qe Henri Kesinxheri ka pas thane: Amerika nuk ka armiqe, por ka interesa…

Boll per sonte, se u zgjata…!!!

Shpërndaje