Zbulohet vrasësi i Kolonel Ahmet Krasniqit, Feriz Kerrnaja?!

Pas një hulumtimi 20-vjeçar, ku pengesat për marrjen e informacionit cilësor dhe të verifikuar institucionalisht kanë qenë të pashmangshme, më në fund, redaksia e Informatorit Lidhja e Prizrenit, ka arritur të sigurojë dëshmi të mjaftueshme përmes të cilave identifikohet vrasësi i Ministrit të parë të Luftës, kolonelit Ahmet Krasniqi.

Më datën 21 shtator të vitit 1998, në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, kolonelin Ahmet Krasniqi e ka ekzekutuar Feriz Kërnaja.

Urdhërdhënësit dhe pretekskrijuesit* e vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi, për shërbimin e kryer, vrasësit ia kanë paguar 250 000 DM (marka gjermane). Kjo shumë marramendëse për kohën e atëhershme, vrasësit Feriz Kërnaja i është dorëzuar nga njëri prej komandantëve kryesor të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (emri i njohur për stafin hulumtues të redaksisë).

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*