Xhirimet për “Black Panther” do të vazhdojnë në korrik 2021

Xhirimet e shumëpritura të “Black Panther” do të fillojnë në korrik 2021, sipas një raporti të ri.

Filmi superhero i Marvel fillimisht ishte planifikuar të fillonte xhirimet në mars 2021, por vdekja tragjike e aktorit kryesor, Chadwick Boseman, vonoi planet ndërsa kasti dhe ekipi i saj nuk ishin të gatshëm të vazhdonin, shkruan Fox News.

Sipas The Hollywood Reporter, duke cituar burime të shumta, “Black Panther 2” do të xhirojë në Atlanta deri në gjashtë muaj me Ryan Coogler.

Letitia Wright, Lupita Nyong’o, Winston Duke dhe Angela Bassett thuhet se të gjithë janë gati të përsërisin rolet e tyre dhe ylli i “Narcos” i Netflix, Tenoch Huerta thuhet se është në bisedime për të luajtur një antagonist të ri.

THR tha që Marvel nuk kishte asnjë koment mbi historinë por tregoi se nuk do të përdorë CGI për të përfshirë Boseman në film.

Producentja ekzekutive e “Black Panther”, Victoria Alonso më parë konfirmoi deklaratën e CGI për gazetën argjentinase Clarín.

“Jo ka vetëm një Chadwick dhe ai nuk është më me ne. Mjerisht, mbreti ynë ka vdekur në jetën reale, jo vetëm në trillime dhe ne po duam pak kohë për të parë se si do vazhdojmë historinë dhe si ta nderojmë këtë kapitull të asaj që na ka ndodhur papritur, aq e dhimbshme dhe e tmerrshme për të qenë e sinqertë”, shpjegoi ajo.

“Chadwick nuk ishte vetëm një qenie njerëzore e mrekullueshme, çdo ditë e pesë viteve që kaluam së bashku, por gjithashtu, besoj, se ajo që ai bëri si një personazh na ngriti si një kompani dhe ka lënë momentin e tij në histori,” shtoi Alonso.

Boseman vdiq në gusht në moshën 43 vjeçare pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë. Ai nuk e zbuloi sëmundjen e tij për publikun dhe vetëm një pjesë e vogël e njeëzve të afërt me të e dinin.

“Black Panther” u publikua më 2018 dhe kishte një sukses të jashtëzakonshëm në arka. Filmi fitoi mbi 1.3 miliard dollarë në arkë globale dhe ishte filmi me fitimin më të lartë të bërë ndonjëherë nga një regjisor me ngjyrë.

Shpërndaje

Comments are closed.