WHO apo WTF? -OBSH pastron imazhin e Kinës: Virusi nuk erdhi nga Wuhan

Shkruan: Arben Vata

WHO apo WTF?
-OBSH pastron imazhin e Kinës: Virusi nuk erdhi nga Wuhan
Në një përpjekje gjoja për të hetuar shpërndajen dhe më pas infektimin e gjithë botës me virusin COVID 19, OBSH shpalli sot se është e pa vërtetë se ky virus doli nga laboratorët e virologjisë në provincën e Wuhan.
Një grup hetimor qesharak i OBSH shkoi në Kinë, fiks një vit pas përhapjes së virusit, a thua se autoritetet kineze nuk kishin pasur kohë për të manipuluar çdo provë apo fshehur çdo gjurmë. Në fakt misioni faktmledhës i OBSH ishte për të çliruar edhe zyrtarisht autoritetet komuniste kineze nga akuzat e njohura të Presidentit Trump në lidhje me përhapjen e virusit.
Besoj se të gjithë e mbajmë mend fushatën diplomatike të Kinës në vendet e BE ku u kërkua pikërisht mohimi i akuzave të Trump.
Po ashtu mbani mend besoj se OBSH, dy muaj pasi virusi ishte pikasur në Kinë e ishte përhapur në të gjithë botën vazhdonte ta quante epidemi e jo pandemi. Në vend që të mbyllte kufijtë e Kinës, me indiferencën e saj, bëri të mundur që virusi të fluturonte bashkë me njerëzit në çdo cep të globit. Më pas, OBSH theksonte me shkronja të mëdha MOS VENDOSNI MASKA, ndërkohë që gati pas 6 muajsh rekomandoi për vendosjen e tyre.
Nuk e di se kujt i shërben OBSH, por përveçse një organizatë e pa aftë, faktet tregojnë se më shumë se çdo gjë tjetër është kujdesur për të pastruar imazhin e Kinës.
Në këto kushte nuk aspak e pa sjellshme nëse WHO të mund të quhet WTF…

Shpërndaje