WhatsApp bëhet si Facebook

WhatsApp në celularët me sistem operimi Android do të marrë një veçori të re, përmes së cilës përdoruesit do të jenë në gjendje që të vendosin statuse me tekst me ngjyra, në vend të fotografive dhe videove.

E njëjta veçori është në dispozicion për përdoruesit e Facebook që nga viti i kaluar.

Veçoria e re për statuset në WhatsApp raportohet se është tashmë në dispozicionpër përdoruesit beta dhe është në fazën testuese.

Kjo nënkupton se WhatsApp do ta lëshojë këtë veçori të re për të gjithë shumë shpejt. /albeu.com/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Audi SQ5 nga ABT [FOTO]