Volkswagen prezanton Passatin e ridizajnuar

Kompania gjermane prodhuese e makinave ka lansuar fotot dhe detajet teknike të Passat-it të rimodeluar për tregun evropian.
Volkswagen ka rimodeluar të gjitha versionet e këtij modeli – një sedan, një karavan dhe variantin ‘crossover’ Alltrack, ku në theks të veçantë janë të dalluara ndryshimet estetike.

Projektuesit ridizajnuan mbrojtësit nga para e pas, grilin nga para, së bashku me dritat LED ‘matrix’.

Volkswagen do të plasojë në treg Passat-in e ridizajnuar në maj, datë kjo që vlen vetëm për shtetin e Gjermanisë, ndërkaq në pjesë tjera të Evropës në muajin gusht./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*