Vjedhja e dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit, Limaj flet për të dyshuari i cili është anëtar i Nismës

Kryetari i Nisma Sociale Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk duhet dhënë ngjyrime partiake rastit të fundit të bartjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit tek një kompani private.

Për të dyshuarin Kadri Shala, i cili  është anëtar i kësaj partie, Limaj është shprehur: “Kadriu është shqiptar dhe nuk mund të themi tash se të gjithë shqiptarët janë të tillë. Është logjikë joprofesionale e raportimit. Nuk identifikohet partia me krimin. Edhe të burgosurit votojnë parti”.

Ai është shprehur se secili që bën krim duhet të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari, njofton Klan Kosova.

“Duhet t’ia lëmë hetuesisë. Mos të ngutemi, le t’u mbetet hetimeve. Ka pasë raste kur mjetet janë hedhur diku tjetër se ka pasë gabime teknike, gabimet kanë qenë njerëzore. Hetimet nuk duhet të bëhen nëpër studio. Ministrja Hykmete Bajrami nga detyra e vet zyrtare e ka bërë detyrën e informimit publik. Është hap i drejtë. Nëse ka ndodh vjedhja ka vepër penale. Nëse gabimi ka qenë njerëzor nuk duhet të merret si gabim trashanik. Duhet të flasin hetimet. Ministrja duhet tu drejtohet organeve dhe t’ua jap mundësinë që të shkohet tek e vërteta”.

Shpërndaje

Comments are closed.