“Vielen Dank Deutchland”, Zemaj falënderon Gjermaninë

Gjermania i ka dorëzuar sot IKSHPK-së, 6 mijë teste si donacion për diagnozë laboratorike të COVIDIT -19.

Me këtë rast, i pari i Ministrisë së Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se kjo ndihmë është shumë e çmuar e cila do të ndikojë në rritjen e numrit të të testuarve për Covid19.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij z. Christian Heldt ishim në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të 6000 testeve RT-PCR për diagnozë laboratorike të Covid -19, në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik/ IKSHPK.

Kjo është një ndihmë shumë e çmuar nga Gjermania që do të ndikoj në rritjen e numrit të të testuarve për Covid-19. I falënderojmë taksapaguesit gjermanë për ndihmën e vazhdueshme për Kosovën. Faleminderit Gjermani! Vielen Dank Deutschland!

Shpërndaje

Comments are closed.