Veseli priti në takim gazetarët, u premton qasje më të lehtë në informata

Ai ka thënë se pa e pasur përkrahjen dhe raportimin e gazetarëve nuk do të kishin sukses    

“Kemi kaluar në një periudhë të vështirë por me punën e juaj profesionale kjo gjë ka pasur efekt. Shpresoj që asnjëherë të mos kemi situata të tilla”, tha ai.

Sipas tij shqetësimet e gazetarëve janë reale sidomos tek Kuvendi.

“Edhe pse kemi bërë lirime në pjesën e Kuvendit prapë janë bërë bllokime por do ti tejkalojmë edhe këto. Kuvendi ka pasur qasjen më të plotë me gazetarë dhe me të gjithë qytetarët”, tha ai duke shtuar se transparenca është mjaft e lartë.

Kurse Shkëlqim Hysenaj kryetar i AGK-së ka thënë se ka disa kërkesa për gazetarët edhe pse sipas tij pasi ka ardhur në krye Veseli gjërat kanë ndryshuar.

“Ditëve të fundit ka pasur kërkesa gazetarët që të kenë qasje më shumë në hapësirat e kuvendit. Dhe dëshirojmë që të hiqen këto kufizime sepse ndikojnë në mungesë në qasje informatash”, tha ai./arbresh.info

 

Shpërndaje

Comments are closed.