Veseli nderon dëshmorët Ferki Aliu dhe Sadik Bega

Kreu i parlamentit theksoi se jeta dhe vepra e Ferkiut, do të mbesin të paharruara për familjarët, shokët dhe bashkëluftëtarët.

Ai shtoi se dëshmori Ferki Aliu, me vendosmërinë e vet, dëshmoi se liria ishte më e çmueshme se jeta.

Më pas, Veseli bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule pranë shtatores së dëshmorit Sadik Bega-Mortaja në Ferizaj.

Kryekuvendari Veseli vuri në pah heroizmin e Komandant Sadikut, me rastin e 18-vjetorit të rënies së tij.

Bashkë me nënën Zelë, nënën e dëshmorit Bega, kryetari Veseli qëndroi pranë shtatores e cila është ngritur një ditë më parë.

Kryetari i Kuvendit theksoi se pa përkushtimin e ushtarëve si Sadik Bega, nuk do të vinte liria e Kosovës.

Shpërndaje

Comments are closed.