Veseli, Haradinaj dhe Jasharaj në një konferencë për media konfirmojnë marrëveshjen për nisjen e mësimit

Nga e hëna do të fillojë procesi mësimor në Kosovë.  Në një konferencë për media Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe krye i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, kanë dhënë lajmin për fillimin e mësimit ditën e hënë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, tha se nga e hëna nxënësit e Kosovës do të i iu kthehen shkollave të Kosovës.

“Nga e hëna mësimdhënësit do të iu kthehen shkollave. Nesër në Kuvendin e Kosovës, do të miratohet ligji i pagave, ku do të rritet pagat për 70 mijë punonjësit e Kosovës. Punëtorëve të Doganës edhe të ATK-së nuk do tu preken pagat e tyre dhe ato do të jenë të pavarur”, tha Veseli sot në konferencën për media.

Kurse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nga ligji i pagave është arritur maksimumi. “Është bërë një punë e mrekullueshme. Qeveria e vendit është e interesuar të jap përgjigjje të gjithëve, ne jemi i interesuar të respektohet dinjiteti i të gjithëve”, tha ai. Sipas tij nesër do të jenë gati për Kuvendin e Kosovës për ligjin e pagave.

Kurse krye i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se marrëveshja e re, i ofron mësimdhënësit tek kërkesave të tyre.

Në një lajm të publikuar më herët, disa përfaqësues të SBASHK-ut kanë demantuar arritjen e marrëveshjes. Ndërkohë që në konferencën e përbashkët për medie, në krah të Veselit dhe Haradinajt ka qenë edhe kryetari i SBASHK, nuk dihet ende se kush kanë qenë përfaqësuesit që e kanë demantuar arritjen e marrëveshjes, ndërsa kryetari doli publikisht pro kësaj marrëveshjeje. Kjo tregon se edhe brenda SBASHK-ut ka përçarje të mëdha në vendimmarrje.

E ndërsa greva ka mbyllur sot javen e saj të tretë, viti akademik 2018-2019 rrezikohet rëndë, dhe të tilla mosmarrëveshje dhe përçarje , do të çojnë edhe më shumë në rëndimin e situatës që po e vuajnë të gjithë fëmijët në rang Kosove duke filluar nga çerdhet e deri tek Universitetet./Parrotlla.net/

TË HËNEN FILLON MËSIMI

TË HËNEN FILLON MËSIMI

Posted by RTK on Friday, February 1, 2019

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*