Veseli: Futbollistët tanë nga sonte janë bërë pjesë e historisë së shtetit tonë

Ja postimi i plotë i Veselit:

 ‘’Sytë dhe zemrat tona sonte janë të drejtuara në stadiumin “Veritas” ku do të luhet ndeshja historike e Kosovës kundër Finlandës, në kuadër të kualifimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Pavarësisht epilogut përfundimtar të ndeshjes, futbollistët tanë nga sonte janë bërë pjesë e historisë së shtetit tonë, pjesë e historisë së lavdishme sportive. Në këtë natë, kur edhe Shqipëria luan në “Loro Boriçi” kundër Maqedonisë, s’ka si të jemi ndryshe, përveç të lumtur që kombi ynë po zë vend në piedestalin e sportit botëror. Suksese Kosovës, suksese Shqipërisë! K.V.’’

Shpërndaje

Comments are closed.