Vendimi për bursa, studentët: U arrit qëllimi

Organizata studentore “Reforma me anë të një komunikate për media ka shkruar se ka arritur qëllimin që të anulojë vendimin për bursat nga ana e Ministrisë së Arsimit.

“Pas aktiviteteve të njëpasnjëshme me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura, duke mos shikuar diell as shi në çfarëdo kohe, të gjithë së bashku, morëm rrugën për të kundërshtuar vendimin e MASHT’it, për ndarjen e bursave”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre qëllimi ishte gjithpërfshirja dhe ky qëllim është arritur sot.

Ministri në detyrë i Arsimit Shyqyri Bytyqi ka njoftuar sot se ka tërhequr vendimin për bursa ndonëse sipas tij ai vendim ishte i drejtë.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*