Veçoritë e iPhone X

I fundit në prezantimin e Apple, megjithatë jo nga rëndësia ishte iPhone X ( X qëndron për numrin dhjetë), i cili vjen me ekranin Super Retina OLED dhe 2,7 milionë pixels, densiteti më i lartë i arritur ndonjëherë nga iPhone.

Ekrani nuk rrethohet nga asgjë dhe aktivizohet duke e ngritur telefonin apo duke prekur mbi ekran.

Në vend të TouchID, identifikimin do ta bëni përmes sistemit për njohjen e fytyrave që Apple e ka quajtur Face ID.

E njëjta kamerë që përdoret për Face ID mundëson edhe krijimin e animacioneve, përmes skanimit të fytyrës. Njëjtë si iPhone 8 dhe 8 Plus, karikimin e iPhone X do të mund ta bëni përmes sistemit wireless.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Tani mund ta instaloni iOS 11 në iPhone apo iPad tuaj