Vazhdojnë pritjet e bashkatdhetarëve, kolona të gjata në Merdare

Vazhdojnë kolonat në pikat kufitare në hyrje të Kosovës.

Bashkatdhetarët edhe më tutje po vazhdojnë të përballen me kolona dhe pritje të gjata në hyrje të Kosovës.

Një bashkatdhetar i ka thënë lajmi.net se në pikën kufitare në Merdare kolona është rreth 2.5 kilometra dhe se ka më shumë se një orë e gjysmë që është duke pritur në kolonë.

Ai ka treguar se është pala serbe ajo e cila është duke shkaktuar kolonë dhe duke i lënë të presin.

 

Shpërndaje