Valza Zhegrova pozon e lumtur krah të dashurit, merr vëmendje me stilin e ri të flokëve

Artistja e njohur shqiptare, Valza Zhegrova, vetëm pak ditë më parë deklaroi se ka ndërprerë kontratën me labelin ‘Mixey Music’ dhe se ka përfunduar karrierën në muzikë.

Ajo njëherësh tregoi se do të vazhdojë rrugëtimin me studime dhe anën profesionale në Belgjikë.

Megjithatë, e njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale teksa ndan me ndjekësit postime të ndryshme.

Duke qenë se po shijon një romancë dashurie me avokatin Nazmi Vërtopi, Valza së fundmi ndau një fotografi të realizuar së bashku.

Këngëtarja, e cila ndryshoi stilin e flokëve, vjen në formë të mirë dhe tejet e lumtur pranë partnerit të saj.

Ndërkohë pak ditë para tërheqjes nga muzika, Valza solli këngën e re të titulluar “Ai”.

Projekti u prit mirë nga publiku dhe ka mbledhur mijëra klikime në platformën YouTube.

Shpërndaje

Comments are closed.