Valverde i kërkon falje Moratas: S’kisha zgjedhje tjetër

Fede Valverde i ka kërkuar falje Moratas për atë ndërhyrje të qëllimshme në finalen  Superkupës së Spanjës

Real Madridi e ka nisur vitin 2020 me trofe.

Të besuarit e Zinedine Zidane kanë triumfuar në finale të Superkupës së Spanjës, duke e mundur Atletico Madridin 4-1 pas ekzekutimit të penalltive, koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi 0-0.

Më meritori ndoshta pse ndeshja shkoi në penallti, dhe ndoshta pse edhe Reali është kampion,  mund të jetë Fede Valverde.

Pak minuta pasi të përfundojë gjithçka dhe fituesi të caktohet nga penalltitë, Atletico kishte një shans të artë me Alvaro Moratan e vetmuar që po shkonte drejt Thibaut Courtois dhe me klasin që ka spanjolli, edhe mund ta kishte dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë, Valverde, i cili po vraponte pas Alvaros, nuk mendoi shumë dhe u sakrifikua, ndërhyri qëllimshëm nga prapa në Moratan, duke shpëtuar ekipin, por duke dënuar veten, pasi u përjashtua me të kuq, çka edhe krijoi pakënaqësi dhe tollovi te futbollistët kundërshtar dhe nisi menjëherë një zënkë mes tyre në fushë.

Sido që të jetë, ajo ndërhyri doli të jetë pozotive, pasi nga penalltitë, më me fat e më të saktë u treguan futbollistët e Zidanit duke e dërguar 4 herë topin në rrjetën e Oblak, Atletico vetëm një herë.

Pas ndeshjes, Valverde, që u shpall lojtari i turneut dhe i finales, e pranoi se nuk është aspak e hijshme ajo që bëri, teksa i kërkoi falje ish sulmuesit të Real Madridit.

“Dua t’i kërkoj falje Alvaro Moratas”, tha ai në konferencë. “E di që nuk është e mirë ajo që bëra, por s’kisha zgjedhje tjetër”.

Megjithatë, Valverde është mbrojtur nga të gjithë, madje, është edhe Diego Simeone që beson se nuk ka për çfarë të kritikohet 21-vjeçari.

“Ishte momenti më i rëndësishëm i ndeshjes”, tha Simeone, kur u pyet për incidentin, pas ndeshjes.

“I thash mos u brengos. Unë i thashë atij se të gjithë do ta kishim bërë të njëjtën gjë po të kishim qe në vendin e tij. I thash se edhe unë do ta kisha bërë”.

Shpërndaje

One Comment

  1. Pingback: viagra generic

Leave a Comment

Your email address will not be published.