Valbona Spahiu së shpejti me projekt të ri (FOTO/VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur, Valbona Spahiu, edhe pak ditë do e publikojë këngën më të re, të titulluar “Kokrra e tradhtarit”.

Në videon e shkëputur nga xhirimet e klipit, këngëtarja shfaqet me shumë stil dhe elegancë, kurse kënga do të jetë ritmike, pavarësisht titullit, që përcjell një mesazh prekës. Padyshim, kjo këngë do të jetë njëra ndër hitet më të preferuara të kësaj vere.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Kreshnik Avdiu, orkestrimin e ka bërë Ardian Kastrati, ndërsa për klipin është përkujdesur produksioni Bug./Parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.