Urimi romantik i Albanit për Miriamin

Albani i bëri urimin më të bukur gruas.

Miriam Cani me këtë datë feston ditëlindjen, këngëtarja sot mbushi plot 35 vjet.

Natyrisht se me këtë rast nuk mungon urimi i personit të saj të zemrës, Albanit, i cili shumë shkurt por me shumë domethënie e uroi atë.

“Gezuar ditelindjen shpirt 🎊Faleminderit qe i jep ngjyra jetes time ❤️”, janë fjalët e këngëtarit, i cili përmblodhi në një vend përmes fotografive, kujtimet më të bukura me gruan.

Kujtojmë se dyshja e njohur janë prindër të dy fëmijëve vajzë e djalë, Ameli dhe Duam.

Shpërndaje

Comments are closed.