‘Urdhëro Kryeministër’, ‘Faleminderit Presidente’ – Detaje nga paraqitja e Vjosa Osmanit bashkë me Albin Kurtin

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kanë nënshkruar marrëveshje për të garuar bashkë në listën e VV-së.

Pjesë nga konferenca:

Vjosa Osmani: Urdhëro kryeministër,

Kurti: Ju faleminderit zonja president

Të nderuar gazetarë, të dashur qytetarët, sot kur na ndajnë 1 muaj nga zgjedhjet parlamentare, jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se do të garojmë bashkë nën jë listë.

Presidentja në detyrë dhe un ëish kryeministri, do t’na gjeni në të njëjtin vend e në të njëjtin qëllim.

Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve që posa nënshkruam para jush, marrëveshje për një shtet me drejtësi e pa korrupsion.

Vjosa Osmani: Për dy dekada vendi ynë është udhëhequr nga një mendësi e gabuar politike, do të garojmë me një listë të përbashkët, për të frymuar sic frymoni ju, për të guxuar sic guxoni ju. Kjo marrëveshje ka qëllime të përbashkëta, luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, baraza për të gjithë. Jemi të vendosur për të luftuar për një shtet pa korrupsion, për secalin nga ju.

Shpërndaje