UNIQA Insurance Group fuqizon pozicionin në Evropën Qëndrore dhe Lindore duke blerë bizneset e AXA-s në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki

Më 10 shkurt 2020, UNIQA Insurance Group ka shpallur blerjen e bizneseve të AXA-s në Evropën Lindore (në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki), një transaksion transformues për Grupin UNIQA në një linjë me strategjinë e saj.

Kjo blerje shënon një ndryshim loje dhe arritjen e ambicieve të UNIQA për t’u kthyer në një nga pesë lojëtarët kyç të sigurimeve në tregjet e Evropës Qëndrore dhe Lindore. Një blerje e tillë do të rezultojë në diversifikimin e konsiderueshëm të të ardhurave, duke reduktuar varësinë nga Austria; në fuqizimin e kapaciteteve ekzistuese dhe shtimin e produkteve të reja, duke përfshirë edhe hyrjen tek pensionet; në përdorimin efektiv të kapitalit; në zgjerimin e bazës së klientëve, duke ofruar mundësi rritjeje dhe shitje të kryqëzuar të produkteve.

Më specifikisht, me blerjen e portofolit të Polonisë, me qendër në Varshavë, GRUPIT UNIQA i shtohen në prime të shkruara bruto, përkatësisht në 72% në sigurime pasuri dhe aksidente dhe 28% në sigurim jete me një vlerë totale prej 609 milionë euro; 3.2 milionë klientë nga të cilët 1.1 milionë janë klientë pensionesh dhe 1,575 punonjës me kohë të plotë.

Ndërsa, me blerjet e portofoleve në Republikën Çeke dhe në Sllokaki (me qendër në Pragë dhe Bratislavë), Grupit UNIQA i shtohen në prime të shkruara bruto, përkatësisht në 35% në sigurime pasuri dhe aksidente dhe 65% në sigurimeve jete me një vlerë totale prej 209 milionë euro; 1.6 milionë klientë nga të cilët 800 mijë janë klientë pensionesh dhe 527 punonjës me kohë të plotë.

Pritet që kjo blerje të kapë shifrën prej 1 miliardë euro që do të financohet nëpërmjet borxheve të kapitalit në tregun e sigurimeve dhe që do të mbyllet brenda vitit 2020. Ky integrim do të udhëhiqet nga një ekip i përkushtuar për të realizuar 100% sinergjinë e bashkimit me Grupin dhe mbajtjen e talenteve të AXA-s në këto vende.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri, duke udhëhequr tregun vendas që prej vitit 2002, duke zotëruar mesatarisht 30% të tregut. Grupi SIGAL UNIQA është një familje e madhe që numëron mbi 1500 punonjës dhe agjentë, të cilët u shërbejnë 1 milion klientëve në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. SIGAL UNIQA është pjesë e gjigandit evropian të sigurimeve në Evropën Qëndrore dhe Juglindore “UNIQA Insurance Group”, si edhe një ndër grupet më të mëdhenj financiarë në rajon, i përbërë nga 7 kompani sigurimesh dhe 1 fond pensioni privat dhe zotëron 121.2 milionë Euro asete, numëron mbi 65 milionë Euro prime të shkruara për vitin 2018 dhe rreth 300 milionë Euro dëme të paguara ndër vite.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*