Ulqini prezanton ofertën turistike për pushuesit nga Kosova

Përfaqësues të komunës së Ulqinit para kompanive turistike të Kosovës e kanë prezantuar ofertën turistike të këtij qyteti bregdetar për pushuesit kosovar, për të cilët u premtua lehtësi kufitare dhe çmime të volitshme.

Kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq u shpreh se me qëllim që Ulqini t’i kthehet traditës së vjetër janë duke bërë disa investime infrastrukturore që do shpejtojnë ardhjen e pushuesve kosovar në Ulqin.Ai tha se qëllimi është që të rritet sezoni turistik edhe në aspektin ekonomik, turistik dhe kulturor, pasi siç u shpreh Nrekiq edhe interesim për investime nga shqiptarët është rritur dukshëm.

Duke premtuar furnizim me ujë dhe energji elektrike 24 orë, i pari i Ulqinit tha se janë duke punuar për ofrim më të madh për parkingje përmes projektit parking servil.Kreu i Ulqinit u shpreh se janë duke punuar që edhe pjesët e lashta të Ulqinit si Shasi të investohet dhe të bëhen hapësira atraktive për vizitorët. Zëvendësministri i Turizmit në Mal të Zi, Qazim Hoxhiq u shpreh se për 20 përqind është rritur numri i vizitorëve në Mal të Zi krahasuar me vitin 2017.

Ai tha se Mali i Zi për të gjithë turistët kosovar ka në dispozicion mbi 430 plazhe, dhe risi turistike janë edhe zhvillimi i etno fshatrave.Hoxhiq u shpreh se çmimet për akomodim në plazhet e Malit të Zi do të jenë të njëjta me vitin e kaluar.

Kurse, drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka tha se nga data 26 prill e këtij viti do fillojë sezoni turistik me Maj Fest e do vazhdojë pastaj i gjithë sezoni me festivale të shumta përmes të cilave do të argëtohen pushuesit kosovar.
Ai tha se fëmijët kosovar do të mund të lëvizin drejt Malit të Zi vetëm me certifikatë të lindjes gjatë sezonit veror, si dhe do ketë edhe lehtësira të tjera kufitare.Gjeka ka apeluar tek pushuesit që nga qiradhënësit të kërkojnë t’i lajmërojnë ata me qëllim që të dihet se sa pushues nga Kosova po e vizitojnë Ulqinin.Gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e turizmit e ka ofruar edhe drejtori i Departamentit të turizmit në MTI, Halil Bajrami i cili u shpreh se komuniteti i biznesit në Kosovë ndihmojnë në identifikimin e barrierave që i hasin gjatë aktivitetit të tyre afariste.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të kompanive turistike të Kosovë./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*