UEFA fillon hetimet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve (FOTO)

UEFA ka një lajm të keq për Celticun.
UEFA ka nisur procedurë disiplinore kundër Celticut pas hyrjes në fushë nga një tifoz gjatë ndeshjes kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Tifozi shkeli fushën në Parkhead në fund të pjesës së parë të ballafaqimit duke shkuar drejt sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, përcjell “lajmi.net”.

Celtic pësoi disfatë me rezultat të thellë 5:0 kurse tani mund të pësojë edhe një dënim nga UEFA pas lëshimit në çështjet e sigurisë për ndeshje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Gjilani shokoi Trepçën ‘89, nuk këndellet Feronikeli