UEFA CHAMPIONS LEAGUE 2021 – 2024 EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION

ARTMOTION ka zyrtarizuar se ka fituar të drejtat e transmetimit ekskluziv të tri ligave më të forta evropiane të UEFA-së: Champions League , Europe League dhe garën më të re e cila do ta ketë premierën e saj pikërisht vitin e ardhshëm, Conference League

Nga viti i ardhshëm 2021 e deri më 2024, për tri sezone rresht, Artmotion do të jetë adresa e vetme dhe ekskluzive e programit më ekskluziv në botën e futbollit, UEFA Champions League, kupës së dytë më të rëndësishme të futbollit evropian Europe League dhe Conference League e cila do të jetë niveli i tretë i garave të klubeve të futbollit në Kontinentin e Vjetër dhe e cila do të debutoj pikërisht me Artmotion.

“Përveç transmetimeve ekskluzive të tri garave më prestigjioze të futbollit në Botë, nga viti 2021 deri më 2024, në një bashkëpunim ekskluziv dhe për herë të parë në Kosove, Klan Kosova dhe Artmotion do të sjellin emisionin special kushtuar këtyre garave, emision ky i cili do të emitohet çdo javë dhe do të ketë përmbajte ekskluzive të garave, e po ashtu edhe magazinën javore të UEFA-s”

“ Artmotion në fillet e saja ka bërë atë që asnjë medium tjetër shqiptarë nuk e ka bërë kurrë më parë në histori, ka siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit të gjitha garave më të mëdha botërore të xhudos ku abonuesit e Artmotion kanë pasur mundësi të shohin sukseset e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distrie Krasniqit e Akil Gjakovës dhe gjithë e xhudistëve tanë. Duke i falënderuar vizionit dhe projektit të Art Sportit në Artmotion , ju kemi sjell të gjitha betejat për medalje dhe pikë olimpike, gjë të cilën po ashtu kurrë asnjë medium shqiptarë nuk e ka bërë”

Nuk kanë kaluar më shumë se dy vite prej se Artmotion e ka filluar revolucionin në programet sportive kosovare, në veçanti, Artmotion ka merita të mëdha për rikthimin e shkëlqimit të basketbollit të Kosovës pasi ka nënshkruar kontratë ekskluzive me Federatën e Basketbollit të Kosovës për të transmetuar mbi 230 ndeshjeve në vit, të gjitha ligave: Superligës, Ligës 1, Superligës së femrave dhe grupmoshave të reja, po ashtu garave të Superkupave, Kupave, ndeshjet e FIBA Champions League të dhe FIBA Europe Cup dhe natyrisht, ndeshjet e gjitha reprezentacioneve.

Me sigurimin e të drejtave ekskluzive për transmetimin e UEFA Champions League, Europe dhe Conference League , ARTMOTION është shndërruar në platformën televizive shqiptare me programin sportiv më të pasur, më të llojllojshëm, më atraktiv dhe më ekskluziv në Kosovë dhe më gjerë sepse ka edhe ekskluzivitetin e transmetimit të qindra e mijëra ngjarjeve nga dhjetëra e dhjetëra sporte si: Formula 1 e Moto GP, pastaj sporteve luftarake si ONE CHAMPIOSHIP( gara më e shikuar në botë e arteve të përziera parciale), ENFUSION dhe natyrisht, ekskluzivisht në ARTMOTION mund t’i shikoni të gjitha meçet e boksierit kosovar, Robin Krasniqit.

“Ky, është vetëm fillimi!”

Ekskluzivisht në Artmotion:UEFA Champions League 2021-2024

Posted by Artmotion on Wednesday, June 10, 2020

Shpërndaje

Comments are closed.