U mbajt takimi i radhës i Këshillit Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndetin në Punë. Në këtë takim u pa e nevojshme që të identifikohen detyrat konkrete brenda këtij viti me të cilat do të ballafaqohet Këshilli.

Zëvendësministri Dukolli, tha se është shumë prioritare që ky Këshill të dalë me një plan efikas pune dhe të aplikueshëm për vitin 2018.

Nga punimet u tha se Kosova ka dy institute të mjekësisë së punës, për të cilat po ashtu u theksua si shumë e nevojshme funksionalizimi i plotë i tyre.

Këshilli u pajtua unanimisht që në kuadër të aktiviteteve shumë shpejt të bëjë  një vizitë instituteve të mjekësisë së punës në Gjakovë dhe Obiliq, ku do të shihet nga afër bashkëpunimi dhe problemet me të cilat ballafaqohen.

Në kuadër të detyrave këshilli trajtoi edhe rregullimin e bazës ligjore, në formatin e një Rregulloreje, për identifikimin dhe trajtimin e një liste të sëmundjeve profesionale.

Me qëllim të mbarëvajtjes së punëve Këshilli themeloi edhe një grup punues prej tre anëtarësh për hartimin e një plani të punës, për të definuar detyrat konkrete që e presin Këshillin brenda këtij viti./Parrotlla.net/

 

Shpërndaje

One Comment

  1. Pingback: printable viagra coupon

Leave a Comment

Your email address will not be published.