Twitter reagon për fotosesionin e Dua Lipës për “Rolling Stone”

Dua Lipa ka qenë një nga emrat më të komentuar së fundi po ashtu edhe gjatë vitit 2020.

Artistja e njohur ka pozuar për “Rolling Stone” e cila mori vëmendje në Twitter.

Dua Lipa dukej aq bukur saqë ndjekësit janë venë në dyshime se a ka përdorur fotoshop në këtë fotosesion.

Ajo u shfaq me një veshje të zjarrtë e cila kishte mbuluar vetëm pjesët intime të trupit të saj. Mirëpo, përveç komenteve pozitive, Dua nuk shpëtoi edhe nga kritikat.

Kishte edhe nga ata ndjekës që kanë pyetur se a ka përdorur fotoshop në këto imazhe, fotografi i cili ka realizuar fotoesionin tha se nuk ka diçka të tillë është 100% natyrale dhe e papërmirësuar.

Ndryshe, seria e fotove ekskluzive për “Rolling Stone” u realizua nga legjendari David LaChapelle, dhe merita për stilin e kopertinës me doreza, trup dhe triko të dizenjuar nga Rui Zhou, i takon Lorenzo Posocco.

Shpërndaje