“Trupi zhvillohet deri në moshën 25-vjeçare…mos bëni ndërhyrje estetike më të vogla”

Mania për të patur buzë të fryra dhe mollëza të ngritur ka prekur edhe të rinjtë shqiptarë.

Mbi 100 raste në muaj, përfshirë edhe adoleshentë paraqiten tek mjeku për të bërë një ndërhyrje të tillë. Për ata të paktë dermatologë kjo tendencë e adoleshentëve shihet me shqetësim dhe ndërhyrje të tilla nuk rekomandohen.

“Kërkohet më shumë për buzë, mollëza. Vijnë të rinj deri tek mosha 21-vjeçare dhe ajo nuk rekomandohet pasi trupi deri në moshën 25-vjeçare është në zhvillim”, thotë për Tv Klan dermatologia Erjona Shehu.

Ajo që përben një tjetër shqetësim janë ndërhyrjet estetike tek klinikat e paspecializuara. Mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes  me produktet që ofrohen pasi rikuperimi më pas nuk mund të kryhet në vendin tonë.

“Ato që shkojnë në klinika të tilla janë viktima dhe rekomandohen jashtë vendit as nuk e dijnë çfarë solucioni ka përdorur”, shprehet dermatologia.

Krahasur me vite më parë, në Shqipëri  ka një rritje të numrit të vajzave dhe djemve që kërkojnë të kryejnë ndërhyrje të tilla për t’u dukur sa më bukur në paraqitjen e tyre. Ndryshe nga femrat, meshkujt kërkojnë më shumë ndërhyrje në vesh dhe në hundë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Femra, jeni duke u veshur “gabimisht” – ja disa këshilla si të visheni bukur gjithmonë (Video)