Trupat e pajetë të kosovarëve që vdiqën në Gjermani nisen për në Kosovë, nesër bëhet varrimi

Nesër pritet t’u jepet lamtumira e fundit dy kosovarëve që vdiqën dje në aksidentin tragjik në Gjermani.

Teksa ka folur për Klan Kosova njëri nga familjarët e viktimave, ka njoftuar se trupat e pajetë të 13 vjeçarit dhe 17 vjeçarit janë nisur për në Kosovë, ndërsa varrimi do të bëhet gjatë ditës së nesërme.
“Sonte janë nisur nga Gjermania kufomat e tyre dhe do të mbërrijnë në Kosovë. Në varrim pritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve”, ka thënë ai.

I njëjti ka dhënë detaje se bashkë me viktimat ishte edhe vëllai i tyre 14 vjeçari, i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik që tronditi vendin.

Shpërndaje

Comments are closed.