Trump dëgjoi këshillat e saj për të likuiduar Suleimanin: Kush është Gina Haspel, oficerja e parë e inteligjencës amerikane?

Oficerja e parë e inteligjencës amerikane, Gina Haspel është e njohur për mbështetjen e “waterboarding” në marrjen në pyetje të të arrestuarve. (“waterboarding”metodë e torturimit me përdorimin e ujit për të krijuar përshtypjen e ngufatjes në hetuesi V.J.) Donald Trump ka vendosur të sulmoj me raketa një automjet me gjeneralin iranian Kasim Suleimani, pasi dëgjoi këshillat e Gina Haspel, drejtoreshës së CIA-s,raporton New York Times, duke cituar një burim pa emër të Shtëpisë së Bardhë.

Ajo nuk ishte në favor ose kundër likuidimit të Suleimanit, por me shumë saktësi parashikoi zhvillimin eventual, ashtu si dhe modelin që Irani do të përdorte për hakmarrje, domethënë paketimin e bazave amerikane në Irak. Gina Haspel është një nga agjentët më të mirë të inteligjencës që CIA ka pasur deri tani, por edhe gruaja e parë në pozitën më të fuqishme dhe të njohur në agjencionin e inteligjencës. Por kjo grua me bosht kurrizor të çeliktë, siç thonë në qarqet e inteligjencës, është mjaft kontraverse.
Edhe pse delikate dhe e brishtë në pamje, ajo nuk duhet të konsiderohet në asnjë mënyrë si dikush që është gjendur rastësisht në krye të CIA-s. Haspel u bashkua me CIA në vitet 1980, para përfundimit të Luftës së Ftohtë, e cila u zhvillua midis SH.B.A. dhe BRSS në atë kohë.
Megjithëse nuk ka shumë informacione të disponueshme nga ajo periudhë, misionet e saj të para në shtete të huaja ishin në Afrikë dhe Lindjen e Mesme në kohën e Stuhisë së Shkretëtirës.
Ajo u dallua kur, me ndihmën e saj, u kapën dy terroristë që ndërlidheshin me sulmin dhe bombardimin një ambasade amerikane.
Dhe kjo është pak a shumë gjithçka për biografinë zyrtare të saj sepse CIA nuk tregon për
historinë e saj, pasi shumica e informacioneve për të mbahen ende sekrete.

Kritikët e Gina Haspel, të cilët u shfaqën që në emërimin e saj nga Presidenti Trump që ajo të

zëvendësojë Mike Pompeo në CIA i cili u emërua ministër i Punëve të Jashtme, pretendojnë se
ajo ishte një nga mbështetësit më të fortë të të ashtuquajturës teknikë “waterboarding”gjatë
marrjes në pyetje të të burgosurve. Në vitin 2002, Haspel u emërua në krye të bazës sekrete të
CIA-s në Tajlandë, të koduar me emrin Cat's Eye, një bazë që më vonë do të bëhej e njohur
publikisht për marrjen në pyetje të terroristëve të al-Kaidës, për të thënë të paktën, me metoda
jo konvencionale. Në shkurt të vitit 2017, Neë York Times raportoi se një test i ashtuquajtur
“waterboarding” është kryer nën mbikëqyrjen e Haspel. Sipas ligjit për qasjen në informacion,
të dhënat e marrjeve në pyetje u lëshuan vitin e kaluar, duke përshkruar procedurën me të
cilën kaluan individë të burgosur. Përveç “waterboarding”, kishte edhe goditje e të burgosurve
për murë, mbyllje në qeli të ngushta, duke mohuar mundësinë e veshjes së rrobave dhe duke i
lënë pa gjum, fyerjet dhe torturat psikike … Pas shërbimit në Tajlandë, Haspel punoi në një
qendër kundër terrorizmit në Uashington, dhe më pas kaloi ca kohë në detyren e shef i bazave
të CIA-s në Londër dhe New York.

Së fundi ajo u emërua zv / drejtor i CIA-s, dhe me shkuarjen e Mike Pompeo në Departamentin e Shtetit, ajo u bë drejtore e gjithë agjencisë së inteligjencës.
E jashtëzakonshme në punë. Edhe pse e kaluara e saj është mjaft e "vështirë" në disa elemente, nuk ka dyshim se Haspel është një analiste e jashtëzakonshme,inteligjente dhe e jashtëzakonshme.
-Gina Haspel mund të jetë personi më i mirë dhe më i përgatitur i nominuar ndonjëherë për pozicionin e drejtorit të CIA", thonë njohësit e çështjeve të shërbimit të inteligjencës. Dhe nuk ka dyshim për një gjë të tillë. Analizat që po bënte Haspel, ashtu si analiza e fundit e reagimeve dhe zhvillimeve të mundshme iraniane, sipas të cilave Trump mori vendimin për likuidimin e Suleimani, ishin absolutisht të sakta dhe shumë të besueshme në rastet e shumta.
E kaluara relativisht e dyshimtë, e cila e përfshinte, veç të tjerash, jo vetëm torturimin e të burgosurve, por edhe shkatërrimin e dokumenteve, për të cilën Haspel akuzohej në të kaluarën, nuk e pengoi atë në karrierë. Shkruan Vecernji list/transmeton Parrotlla.net.

Shpërndaje

18 Comments

  1. Pingback: online viagra

  2. Pingback: online ed medications

  3. Pingback: erectile dysfunction pills

  4. Pingback: male ed pills

  5. Pingback: generic cialis online

  6. Pingback: canadian pharmacy

  7. Pingback: canada online pharmacy

  8. Pingback: canadian pharmacy online

  9. Pingback: generic cialis

  10. Pingback: Buy cialis

  11. Pingback: levitra price

  12. Pingback: vardenafil usa

  13. Pingback: vardenafil 10mg

  14. Pingback: slots online

  15. Pingback: real casino online

  16. Pingback: viagra online canadian pharmacy

  17. Pingback: best online casino usa

  18. Pingback: online casino games

Leave a Comment

Your email address will not be published.