Trajkoviq me akuza të rënda: AAK dhe Lista Serbe kurdisën zgjedhjen e deputetëve që do ta votojnë presidentin e Kosovës

Kandidatja për deputete nga radhët Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Rada Trajkoviq, ka hedhur akuzat të rënda në adresë të AAK-së dhe liderit të saj, Ramush Haradinajt.

Ky i fundit, sipas Trajkoviqit, po bashkëpunon me Listën Serbe në zgjedhjen e deputetëve që më pas do t’iu bëhet presion për ta zgjedhur presidentin.

“Informacioni që po marrim në terren nga disa komunitete të pakicave tregon se Lista Serbe, në koordinim me aktivistët e AAK-së së Haradinajt, po bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë 16 deputetë besnikë të pakicave, të cilët do të bëjnë presion për të zgjedhur presidentin e Kosovës”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Twitter.

“Nëse ky informacion është i saktë, kjo kombinatore elektorale cinike, e cila i kthen pakicat në një monedhë për ryshfet politik, minon frymën e planit Aahtisari dhe kërcënon integritetin e të drejtave të fituara me vështirësi për komunitetet pakicë në Kosovë. Njerëzit janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre”, shtoi Trajkoviq.

Balje akuzon koalicioin ‘Vakat’ për marrëveshje të fshehtë: Mori vota në mjediset serbe, ku nuk jeton asnjë boshnjak
Kujtojmë se edhe ish-deputetja, Duda Balje ka akuzuar partinë boshnjake të Vakatit se ka bashkëpunuar me serbët për t’u votuar në komunat me shumicë serbe, aty ku nuk jeton pothuajse asnjë pjesëtar i këtij komuniteti.

Shpërndaje