Tom Cruise xhiron skenat e reja të “Mission Impossible 7” në Romë

Tom Cruise mori rrugën me Hayley Atwell me një FIat 500 të verdhë, ndërsa filmojnë ndjekje dramatike për “Mission Impossible 7” në Romë.

Ata janë rikthyer për të punuar në filmin me buxhet të madh gjatë pandemisë COVID-19, shkruan Daily Mail.

Tom Cruise dhe Hayley Atwell u hodhën pas timonit të një Fiat 500 të verdhë ndërsa filmuan një ndjekje dramatike për Mission Impossible 7 në Romë të shtunën.

Aktori, 58 vjeç, u shfaq me një kostum gri, teksa ai bashkë me yllin Hayley, 38-vjeç ishin në makinë për të xhiruar një skenë dramatike ndjekjeje.
Tom dhe Hayley ishin në humor të mirë ndërsa po bisedonin për anëtarët e ekipit midis skenave, me yllin e Captain America që dukej elegant me pantallona të ngushta të zeza dhe një këmishë blu të çelët.

Xhirimet për filmin e ardhshëm u pezulluan në Itali në fillim të këtij viti pasi rastet e koronavirusit u rritën ndjeshëm.

Ekipi dhe aktorët kanë qenë në Norvegji duke xhiruar që nga ajo kohë, para se të ktheheshin në kryeqytetin italian për të vazhduar me skenat.
Data e publikimit të filmit është shtyrë për në nëntor 2021, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Shpërndaje

Comments are closed.