Tjetër goditje për Serbinë nga taksa 100 për qind

Në Kosovë gjenden mallra serbe që nënkupton se ka ri-eksporte, vetëm në janar janë eksportuar në Kosovë mallra në vlerën 5,3 milionë euro.

Taksat e vendosura nga Prishtina ende janë në fuqi, ndërsa ekonomia vendore ngadalë por sigurt po shënon humbje. Në janar bie fjala në gjithë territorin janë eksportuar mallra në vlerën 5,3 milionë euro, kur në periudhën e njëjtë një vit më parë (2018) 33,8 milionë euro, kanë thënë në Odën Ekonomike të Serbisë.

Kështu bilanci i shitjes së mallrave është rreth 28,5 milionë euro më I vogël. Në dhjetorin që shkoi rënia e plasmanit të mallrave ishte për 35 milionë, ndërsa në nëntor kishte rënie për 21 milionë, që do thotë vetëm në muajt nëntor, dhjetor dhe janar ka rënie të shitjes në vlerën mbi 74 milionë euro thonë në Odën ekonomike të Serbisë(OES).

Shkëmbimi tregtar me Kosovën në vitin që shkoi ishte 446 milionë euro që ishte për 3,3 për qind më i vogël se shkëmbimi tregtar në vitin 2017. Ndërkohë eksporti i mallrave të Kosovës në Serbi kishin vlerë 27 milionë euro dhe kishte rritje prej 23,8 për qind më shumë s enjë vit më parë. Kjo dëshmon absurditetin që eksporti i Kosovës rritet ndërkohë që mallrat serbe nuk lejohen thonë në OES.

Një trend i tillë ka vazhduar edhe në janë, ku nga Kosova kanë hyr mallra në vlerën 2,26 milionë euro që është dyfish më shumë se mallrat që kishin hyr nga Kosova në vitin 2018.

Nga OES thonë se humbjet më të mëdha tash për tash i ndiejnë ndërmarrjet e vogla, ndonëse as tjerat nuk janë pa humbje, duke shpresuar se kjo situatë do të tejkalohet shpejtë./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*