Dua Lipa vazhdon t’i radhit sukseset në karrierën e saj.
Revista e njohur “Time” i ka dhënë një tjetër sukses.
Dua Lipa është bërë pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në botë të përpiluar çdo vit nga revista “Time”.
“Time” e ka listuar Duan në mesin e 100 liderëve të botës të cilët po e formësojnë të ardhmen e showbizit, shëndetësisë, politikës, biznesit dhe më shumë.
“Dua Lipa është një yll në ngritje, që po e cila po len gjurmë në botën e popit. Vetëm para katër vjetësh ajo e lansoi albumin debutues. Sot ajo po vallëzon dorë më dorë me yjet e kësaj kohe, pasi e ka gdhendur me precizitet vendin e saj në skenën kulturore”, shkruan mbretëresha e popit, Kylie Minogue.
Këngëtarja e publikoi në Instagram këtë sukses duke falënderuar revistën që e ka vendosur në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë.