Teuta Haxhiu përplaset me Vjosa Osmanin: Nuk është veç Vetëvendosje në sallë

Në Kuvend të Kosovës është duke u mbajtur interpelancë për Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas deklarimit të LVV’së, LDK’së e PDK’së, kryetarja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Vetëvendosje që përsëri ta marrin fjalën.

Këtu ka reaguar deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu që ka thënë se pas PDK’së radhën për deklarim e ka grupi parlamentar i Aleancës.

“Faleminderit kryetare jo vetëm Vetëvendosja është këtu, pas PDK’së radhën e kemi ne”, ka thënë Haxhiu.

“Prandaj duheni me njoftu me kohë”, është përgjigjur kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

“Gjithsesi e nderuar dhe e respektuar…”, ka thënë Haxhiu dhe e ka vazhduar fjalimin para deputetëve.

Shpërndaje

Comments are closed.