Tërhiqet shorti për Kupën e Botës për Klube

Shorti i sotëm zyrtar në Shtëpinë e FIFA-s në Cyrih përcaktoi rrugën drejt lavdisë globale për gjashtë klubet që garojnë në Kupën Botërore të Klubeve FIFA Katar 2020.

Tigres UANL dhe Ulsan Hyundai FC do të përballen me njëri-tjetrin në ndeshjen e parë të planifikuar për 4 shkurt, kurse po atë ditë do të luhet edhe ndeshja tjetër mes Al Duhail SC dhe Al Ahly SC.
Fituesi i Copa Libertadores, Palmeiras ose Santos do të përballen me fituesin e ndeshjes së parë në gjysmëfinale, kurse Bayern Munich e pret në gjysmëfinalen tjetër fituesin e duelit të dytë.

Dueli për fituesin e Copa Libertadores mes Palmeiras dhe Santos luhet më 30 janar.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 7 dhe 8 shkurt, kurse finalja do të luhet më 11 shkurt.

Shpërndaje