Të jesh drenicake sot duket më keq sesa nji serb prej Kraljevës

Shkruan: Elena Ukaj Bogiqi

Te jesh drenicake sot duket me keqe sesa nji serb prej Kraljeves, sepse neve jemi disa savages qe qytetareve ua kemi c’balansu atë elitizmin dhe qytetrimin e tyre te veteshpallur.
Po kush jan keta të qytetruarit, qe po e ndaj nji eksperiencë personale qe mua me ndodh ne vazhdimesi.
Unë emrin e kam Elena, kete emer ma dhuroj gjyshja prej kur isha 2 javesh, qe nuk dinte as shkrim as lexim por e dinte se kush Elena Gjika ishte dhe ma dha emrin e saj. Kam lindur ne vitin 1979.
Gjatë tërë atyre 13 viteve qe jam rritur ne Drenicë, asnjiher nuk jam pyetur prej ndonjë Drenicake se a ështe ky emri im i vertetë.
Por shqiptaret prej rajoneve te ndryshme ne Kosove sidomos ata qe jan te qytetruar sesa drenicaket dmth, Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Prizerenit,Gjilanit, Mitrovices dhe njoh shume njerz prej ktyre rajoneve, te gjithe ame cdo njeri/a në momentin kur zbulojn prejardhjen time fshatare dhe Drenicake pyesin se a ështe ky emri im i vertetë apo e kam ndrru.
Kjo mua ende me ndodh e nuk jan te pakta. dhe jemi duke jetuar ne vitin 2021.
Cuditrisht nuk e kam asnjë interakcion te vetëm me drenicakë qe mua me bene këtë pytje !
Paragjykimi dhe mosnjohuria qe e ka prodhuar kete racizem ditore ne veqanti ndaj Drenicakeve, behet mu per shkak shkurtesave te intelektit te qytetareve qe e quajn vehten si udheheqes me vetë të drejtë te qytetrimit. Kaq per shkurtesat e qytetrimit te ktyre rajoneve.
Këtë lloj racizmi qe eshte diskrete dhe i hollë kemi has ne vitet 90 ne Suedi neper kampe refugjatesh, ku ata benin cudi që shqiptarët jan njerz te ngjyrës se bardh, e jo të zezë.
Kurse une jam rritur duke i dashur te mirat e njerzve shqiptarë, pavaresisht prej cilit rajon vien.
Nji kultur inkluduese ku atë njeri qe e percepton si i paditur të mos nencmohet ose fyhet. Padituria nuk është turp as krimë dhe nuk është vegel per te u nencmuar.
Ajo/ai qe ka njohuri me emancipu nji shoqeri apo nji njeri te vetem të paditur nuk ia arrinë duke perdorë mjetin e gjykimit, nencmimit, vogelsimit dhe exkludimit.
Është pertej imagjinates time kur mendoj se banoret e vendlindjes sime trajtohen/shihen sikur banor sekundar ose ma me pak vlere sesa serbet e Kraljeves.

Shpërndaje